Rusia firmos marrëveshje me Abkhazinë, irritohet Gjeorgjia

Bota

Rusia firmos marrëveshje me Abkhazinë, irritohet Gjeorgjia

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 19:47

Rusia dhe Abkhazia, një republikë separatiste gjeorgjiane, nënshkruan sot një marrëveshje partneriteti strategjik, çka ka irrituar Tbilisin zyrtar, i cili denoncoi aneksimin e territoreve të tij.

Marrëveshja u nënshkrua nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu abkahz, Raul Khadjimba në Soçi, një vend turistik rus në brigjet e Detit të Zi. Ajo parashikon një bashkëpunim më të ngushtë mes Rusisë dhe Abkhazisë në fushat sociale, ekonomike dhe humanitare, si dhe në çështjet përsa i përket politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë.

“Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Abkhazisë po zhvillohen me sukses, por duhen marrë masa shtesë për të krijuar kushte më të mira për zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe për të garantuar siguri në këtë territor të Kaukazit ku jetojnë rreth 240 mijë banorë, deklaroi Putin.

Në vitin 2015, Rusia do t’i japë Abkahazisë pesë miliardë rubla (268 milionë euro), në kuadër të arritjes së kësaj marrëveshjeje që parashikon veçanërisht krijimin e një grupi të përbashkët të forcave të armatosura dhe një hapësire të përbashkët social-ekonomike, theksoi ai, raporton agjencia e lajmeve ”Interfax”. Nga ana e saj, Gjeorgjia dënoi nënshkrimin e marrëveshjes duke nënvizuar se nuk do të toleronte anjë prekje të integritetit territorial.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat