Gjukanoviq: E ardhmja e Ballkanit varet nga politika e BE-së

Bota

Gjukanoviq: E ardhmja e Ballkanit varet nga politika e BE-së

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 19:04

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka vlerësuar sot se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor “në masë të madhe” varet nga politika e Bashkimit Evropian ndaj rajonit.

“Bashkimi Evropian është partneri ynë, me të cilin e ndajmë përgjegjësinë për të ardhmen e përbashkët të kontinentit evropian”, tha Gjukanoviq gjatë fjalimit të tij në tubimin e kryeministrave të Nismës së Evropës Qendrore në Vjenë.

Gjukanoviq ka theksuar se BE-ja nuk duhet “t’i zbusë kriteret lidhur me insistimin në sundimin e ligjit”.

Në këtë aspekt, ai është shprehur se mbetja prapa “në këtë proces nuk është prodhim autokton” i Ballkanit, por pasojë e “prapambeturisë shekullore të rajonit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat