Afganistan: Sulme vdekjeprurëse kundër NATO-s dhe civilëve

Bota

Afganistan: Sulme vdekjeprurëse kundër NATO-s dhe civilëve

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 15:10

Autoritetet e Afganistanit thonë se së paku tetë vetë janë vrarë, përfshirë dy ushtarë të NATO-s, në sulme të ndara me bomba.

Nga shpërthimi i një bombe sot në provincën veriore Kunduz janë vrarë 6 civilë dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Policia tha se dy ushtarë të NATO-s janë vrarë, kur një bombë që gjendej në një çikletë, u aktivizua afër konvojit ushtarak në pjesën lindore të kryeqytetit Kabul.

Një zëdhënëse e NATO-s e ka konfirmuar incidentin, por nuk e ka zbuluar kombësinë e ushtarëve.

Këto sulme ndodhën një ditë pasi nga një sulm vetëvrasës në një ndeshje volejbolli në provincën lindore Paktika, janë vrarë së paku 57 vetë.

Autoritetet afgane thanë se rrjeti militant Haqqani ka dorë në sulmin e djeshëm në Paktika, që ishte sulmi më vdekjeprurës këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat