Rusia dhe Abkhazia, me forcë ushtarake të përbashkët

Bota

Rusia dhe Abkhazia, me forcë ushtarake të përbashkët

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 11:01

Rusia dhe rajoni i shkëputur i Gjeorgjisë, Abkhazia, do të nënshkruajnë një traktat për 'partneritetet strategjik', mes dy aleatëve.

Ky traktat pritet që të nënshkruhet sot më 24 nëntor, në Sochi të Rusisë, nga presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti de fakto i Abkhazisë Raul Khajimba.

Traktati thotë se një sulm i armatosur në Abkhazi do të konsiderohet një sulm i armatosur në Rusi, dhe anasjelltas.

Ajo bën thirrje që brenda një viti të krijohet një forcë ushtarake e përbashkët Rusi-Abkhaz, si dhe kërkon nga Rusia që të financojë në modernizimin e forcave të Abkhazisë.

Ndër tjerash Rusisë i kërkohet që të bëj më shumë apel tek vendet e botës, që ta njohin pavarësinë e Abkhazisë.

Khajimba ka thënë se ky pakt është i bazuar në ‘të drejta të barabarta mes dy shteteve sovrane’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat