Putin: Vajzat e mia jetojnë në Moskë

Bota

Putin: Vajzat e mia jetojnë në Moskë

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 09:25

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thyer heshtjen lidhur me vendndodhjen e dy vajzave të tij, jeta e të cilave është mbajtur gjithmonë sekret.

Në një intervistë dhënë për agjencionin shtetëror rus ‘TASS’ më 23 nëntor, Putin ka hedhur poshtë thashethemet se vajzat e tij, Maria 29 vjeçare dhe Yekaterina 28 vjeçare jetojnë jashtë vendit.

“Të dyja jetojnë në Moskë, ku tjetër?” është përgjigjur Putin, ndërsa ka shtuar se ata takohen njëherë ose dy herë në muaj në shtëpinë e tij.

Sipas raporteve të disa mediave, thuhet se Maria ka qenë e detyruar që të largohet nga shtëpia e saj në Holandë, pas rastit kur një reketë tokë-ajër ruse e hedhur nga seperatistët pro-rusë në Ukrainën lindore ka rrëzuar avionin e Malausia Airlines MH17, me ç’rast janë vrarë 298 njerëz, shumica prej të cilëve ishin shtetas holandezë.

Menjëherë pas rastit tragjik, kryebashkiaku i qytetit holandez Hilversum, ku jetojnte njëra nga vajzat e Putinit, ka kërkuar nga ajo që të lëshojë vendin.

Ndryshe, disa udhëtarë të avionit që kanë humbur jetën, ishin pikërisht nga ky qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat