Poloni: Fitore e politikanëve proevropianë në zgjedhjet rajonale

Bota

Poloni: Fitore e politikanëve proevropianë në zgjedhjet rajonale

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:08

Rezultatet nga zgjedhjet aktuale rajonale në Poloni tregojnë se Platforma Civile, e udhëhequr nga kryeministrja, Ewa Kopacz, ka fitua në 8 prej 16 parlamenteve rajonale në Poloni.

Rezultatet nga zgjedhjeet e mbajtura më 16 nëntor, janë vonuar për gjashtë ditë, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të kompjuterëve. Kjo ka shkaktuar dorëheqjen e shefit të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve në Poloni.

Për këtë arsye rezulatet u shpallën sot herët në mëngjes.

Megjithqë hulumtimet e opinionit tregonin se partia proevropiane e zonjës Kopacz do të pësonte humbje, ajo fitoi në të tetë parlamentet rajonale në pjesën perëndimore të Polonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat