Irak: Forcat qeveritare e sulmojnë IS-in në veri të Bagdadit

Bota

Irak: Forcat qeveritare e sulmojnë IS-in në veri të Bagdadit

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 13:09

Forcat qeveritare të Irakut e kanë lansuar një ofensivë kundër dy qyteteve në verilindje të kryeqytetit Bagdad, që janë nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

Ushtria e Irakut, e ndihmuar nga forcat kurde, të njohura me emrin peshmerga, kanë pretenduar sot se kanë avancuar në qytetin Jalavla, afro 115 kilometra nga Bagdadi, dhe në qytetin Sadija. Të dy këto qytete janë okupuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në muajin gusht.

Burime në spitalin Khanaqin thanë se 10 ushtarë dhe luftëtarë peshmerga janë vrarë gjatë luftimeve të sotme, ndërsa 32 të tjerë janë plagosur. krryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, ka urdhëruar më tepër mbështetje ajrore për forcat proqeveritare, që po luftojnë për rimarrjen e kontrollit ndaj qytetitit Ramadi në provincën Anbar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat