Tunizia zgjedh presidentin, në garë 27 kandidatë

Bota

Tunizia zgjedh presidentin, në garë 27 kandidatë

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 12:09

Më shumë se 5 milionë qytetarë në Tunizi do t’u drejtohen kutive të votimit sot për zgjedhur presidentin e vendit, në mesin e 27 kandidaturave.

Shumica e qendrave të vendvotimeve, janë hapur në orën 8:00, dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Komisioni Zgjedhor i Tunizisë njoftoi se janë marrë të gjitha masat e sigurisë në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa qendrat e votimit në rajonet e krizës të vendit do të jenë të hapura nga ora 9:00 deri në orën 14:00.

Si rrallëherë në ndonjë vend, për postin e kreut të shtetit tunizian janë në garë gjithsej 27 kandidatë.

Sondazhet e opinionit publik në vend kanë nxjerrë si favorit presidentin aktual Mohammed al-Munsif Merzuki dhe udhëheqësin e Thirrjes për Tunizinë, i cili fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare, El-Baju Kaid-es-Sibsi.

Rezultati mes tyre parashikohet të jetë shumë i ngushtë.

Këta dy kandidatë favorizohen gjithashtu edhe nga kodi zgjedhor që nuk njeh prag për t’u zgjedhur si president, por edhe nga të qenët në garë e shumë kandidatëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat