Çdo universitet shtetëror në Turqi do të ketë xhami

Bota

Çdo universitet shtetëror në Turqi do të ketë xhami

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 10:40

Drejtoria për çështje religjioze pranë qeverisë turke mbrëmë paralajmëroi se do të ndërtojë xhami në kampusin e secilit universitet shtetëror në vend.
“Në proces të ndërtimit janë xhamitë në mbi 80 universitete. Pesëmbëdhjetë prej tyre tashmë janë të hapura për besimtarët dhe do të hapim 50 të tjera gjatë vitit 2015″, deklaroi Mehmet Gurmez, shef i Drejtorisë për çështje të religjionit.

“Ka 20 milionë të rinj në vendin tonë dhe ne dëshirojmë të plotësojmë nevojat e tyre ”, tha Gurmez.

Sipas tij, imamët të cilët marrin rroga nga qeveria në pajtim me ligjet në Turqi, do të jenë përgjegjës që në çdo xhami t’u ofrojnë ndihmë të rinjve të cilët janë në gjendje të rëndë.

“Ne u kushtojmë rëndësi të madhe xhamive nëpër universitete. Kjo është mënyra e vetme që xhamitë të kthehen në jetën, qytetet dhe zemrat e njerëzve tanë”, u shpreh Gurmez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat