Ushtarët e Irakut e kanë lansuar një operacion madhor për rimarrjen e kontrollit ndaj disa seksioneve të qytetit Ramadi, pjesa më e madhe e të cilit është okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.
Luftimet janë fokusuar në lagjen lindore Sijariya të këtij qyteti, për të cilën grupi esktremist, Shteti Islamik, tha se e ka marrë gjatë ditës së djeshme.
Një zyrtar i paidentifikuar në provincën Anbar, kryeqytet i së cilës është Ramadi, ka thënë se ka pasur luftime të ashpra në këtë territor gjatë ditës së sotme.
Njëherësh, zyrtarët thanë sot se militantët e Shtetit islamik i kanë vrarë 25 pjesëtarë të një fisi mysliman sunit gjatë sulmit të tyre në Ramadi, që qartas shihet si hakmarrje për shkak të mbështetjes që liderët fisnorë i japin ushtrisë së Irakut.
Trupat e pajetë të këtyre njerëzve të vrarë janë gjetur pasi armata irakiane e ka filluar kundërofensivën ndaj luftëtarëve të Shtetit Islamik.