Schultz: Në Vjenë po punohet furishëm për marrëveshje

Bota

Schultz: Në Vjenë po punohet furishëm për marrëveshje

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 11:39

Bisedimet ndërkombëtar që duket se ndodhen në një rrrugë pa krye, e me të cilat synohet arritja e marrëveshjes së përhershme me Iranin për programin e tij atomik, kanë hyrë në fundjavën përfundimtare para 24 nëntorit, që është afati i fundit për arritjen e pajtueshmërisë.

Në shenjë të rëndësisë së negociatave, që po zhvillohen në Vjenë, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, kanë qëndruar gjatë natës së kaluar në Vjenë, me synim që të dilet nga bllokada në negociata, që po zgjasin tash e një vit.

Grupi i gjashtë fuqive botërore kërkon që Irani ta ndalë programin e tij atomik, ndërsa në shenjë kompensimi do të tërhiqeshin sanksionet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Eric Schultz, tha se pjesëmarrësit në negociata “po punojnë furishëm” në përpjekjet e tyre për arritjen e marrëveshjes brenda afatit të paraparë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat