Ukrainë: Sulme me predha nga territori rus

Bota

Ukrainë: Sulme me predha nga territori rus

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 23:15

Ushtria e Ukrainës tha se territori i këtij vendi është sulmuar me predha të hedhura nga territori i Rusisë, për të parën herë prej se është nënshkruar marrëveshja e Minskut më 5 shtator.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha sot se “gjatë ditës së kaluar, për të parën herë prej nënshkrimit të marrëveshjes në Minsk, të shtënat kundër territorit të Ukrainës kanë rifilluar nga ana e Federatës Ruse”.

Ai theksoi se predhat artilerike ishin shkrepur kundër një pike kufitare në rajonin lindor Luhansk nga drejtimi i fshatit Manotsky në rajonin rus, Rostov.

Moska i ka hedhur poshtë pohimet se është e involvuar në luftime në pjesën lindore të Ukrainës, megjithqë separatistëve u jep mbështetje të hapur politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat