SHBA: Tre të burgosur në Guantanamo u dërguan në Gjeorgji

Bota

SHBA: Tre të burgosur në Guantanamo u dërguan në Gjeorgji

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 22:32

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar në Gjeorgji tre të burgosur nga burgu amerikan në Guantanamo Bej në Kubë.

Pentagoni ka njoftuar mbrëmë vonë se tre të burgosur nga Jemeni janë dërguar në Gjeorgji.

“Shtetet e Bashkuara i falënderohet qeverisë së Gjeorgjisë për gatishmërinë e saj për t’i mbështetur përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për mbylljen e burgut Guantanamo Bej”, ka thënë Pentagoni.

Gjeorgjia në vitin 2010 i kishte marrë tre të burgosur.

Nga ana tjetër, Departamenti i amerikan i mbrojtjes ka njoftuar se një shtetas i Jemenit dhe një i Tunizisë janë transferuar nga Guantanamo në Sllovaki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat