Anulohet dhënia e pasaportës për miliarderin ukrainas

Bota

Anulohet dhënia e pasaportës për miliarderin ukrainas

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 20:12

Beogradi do ta anuloj vendimin që biznesmenit të njohur ukrainas, Sergei Kurchenko, t’i jepet shtetësia e Serbisë, kanë thënë sot zyrtarët.

Ky person është në listën e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe është i kërkuar në vendin e tij për akuza për keqpërdorim.

E përditshmja beogradase Blic, ka raportuar se miliarderit 29 vjeçar, Sergei Kurchenko, magnat i mediave dhe i gazit, i është dhënë shtetësia me një procedurë urgjente imigruese, qartas për premtime për të investuar miliona dollarë në ekonominë e sëmurë të Serbisë, njofton agjencia AP nga Beogradi.

Megjithatë, pasi raporti u publikua, zyra e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se “janë inicuar procedurat për anulimin e shtetësisë”, pasi mund të komplikohen negociatat për pranim të Serbisë në BE.

Aktualisht, Serbia po luan një rol të ndjeshëm në balancimin e veprimeve ndërmjet aleatit tradicional sllav, Rusisë, dhe Bashkimit Evropian, raporton AP, dhe shton se megjithqë Beogradi thotë se e respekton integritetin territorial të Ukrainës, që është rrezikuar nga kryengritja e separatistëve prorusë, Serbia ka refuzuar të imponoj sanksione në kuadër të BE-së kundër Rusisë për aksionet e saj në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat