Nënpresidenti Biden mbi rolin e Rusisë në Ukrainë

Bota

Nënpresidenti Biden mbi rolin e Rusisë në Ukrainë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 18:57

Nënpresidenti amerikan Joe Biden dënoi sot atë që e quajti agresioni rus kundër Ukrainës pas takimit me presidentin Petro Poroshenko në Kiev.

Zoti Biden tha se ai dhe zoti Porshenko diskutuan rreth "kërcënimit të integritetit dhe sovranitetit territorial" të Ukrainës nga ndërhyrja ushtarake ruse. Ata thanë se është thjesht e papranueshme në shekullin e 21-të për vendet të përpiqen të ndryshojnë me forcë kufijtë në Evropë, apo kudo tjetër.

Veprimet ruse në Ukrainë, tha nënpresidenti amerikan, janë një shkelje flagrante e parimeve bazë të sistemit ndërkombëtar.

Zoti Biden po takohet me udhëheqësit e Ukrainës në përpjekje për të theksuar mbështetjen e Uashingtonit për Kievin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat