Taxhikistan: Qindra xhihadistë taxhikë në Siri

Bota

Taxhikistan: Qindra xhihadistë taxhikë në Siri

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:16

Zyrtari i lartë për siguri kombëtare i Taxhikistanit, Akram Amonov, thotë se afro 300 shtetas të këtij vendi po luftojnë në radhët e militantëve në Siri, përfshirë edhe Shtetin Islamik.

Gjatë fjalimit të sotëm në parlament, zoti Amonov tha se shtetasit e Taxhikistanit zakonisht shkojnë në Siri duke kaluar nëpër Rusi dhe Afganistan.

Mëtutje, ai ka theksuar se një zyre për rekrutim të militantëve për në Siri, gjendet në Sheshin e Paqes në Moskë.

Por, Damir Mukhetdinov, nga një organizatë e myslimanëve në rajonet evropane të Rusisë, tha se xhamitë në Moskë nuk shfrytëzohen për rekrutimin e shtetasve taxhikë për të luftuar në Siri.

Megjithatë, ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se punëtorët imigrantë nga Azia Qendrore, lehtë mund të kontaktohen nga ata që rekrutojnë në Moskë.

Mendohet se afro 50 shtatas të Taxhikistanit janë vrarë në luftimet në Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat