Obama: Politika të reja për imigracionin

Bota

Obama: Politika të reja për imigracionin

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:22

Presidenti Barak Obama njoftoi ndryshime rrënjësore në politikat amerikane të imigracionit, duke e cilësuar planin e tij një zgjidhje logjike dhe të balancuar që nuk ofron amnisti masive dhe nuk lejon deportime në masë.

Presidenti shpjegoi urdhërin e tij ekzekutiv për imigracionin në një fjalim televiziv mbrëmë, duke anashkaluar Kongresin dhe duke revoltuar republikanët që janë zotuar të pengojnë planet e presidentit.

Zoti Obama tha se të gjithë e kanë të qartë se sistemi aktual ka qenë jofunksional prej dekadash. Ai tha se ata që respektojnë rregullat dhe u futën në këtë vend në mënyrë të ligjshme ndjehen të ofenduar nga individët që shkelin rregullat.

Por ai tha se imigrantët pa dokumenta që ndodhen në Shtetet e Bashkuara prej të paktën pesë vjetësh dhe kanë fëmijë me shtetësi amerikane, ose me dokumenta të rregullta si banorë të përhershëm do të kenë mundësi të qëndrojnë përkohësisht pa u rrezikuar nga deportimi. Këta individë duhet të kalojnë kontrollin e biografisë për të vërtetuar se nuk kanë pasur probleme me ligjin dhe të jenë të gatshëm të paguajnë taksa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat