Ukrainë: Vizitë e Bidenit, derisa shënohet përvjetori

Bota

Ukrainë: Vizitë e Bidenit, derisa shënohet përvjetori

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 12:53

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Bidden, sot takohet me liderët e Ukrainës, derisa shënohet njëvjetori i fillimit të protestave, që çuan në pëmbysjen e ish-regjimit të mbështetur nga Rusia.

Gjatë vizitës s tij, zoti Biden pritet të shpallë rritje të ndihmës ushtarake jovdekjeprurëse amerikane për Ukrainën. Ai takohet me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe me kryeministrin, Arseniy Yatsenyuk.

Këto bisedime bëhen derisa në Ukrianë shënohet dita e fillimit të protestave Euromaidan në Kiev, para një viti.

Në një ceremenoni në shenjë të nderimit të viktimave, zoti Poroshenko është ndërprerë nga familjarët e zemëruar të peersonave të vrarë gjatë protestave, me ç’rast është kritikuar për dështim që t’i sjellë para drejtësisë ish-zyrtarët e qeverisë së mëparshme.

Nga protestat ishte përmbysur ish-presidenti, Yiktor Yanukovich, i cili e kishte refuzuar maarrëveshjen madhore me Bashkimin Evropian, në favor të lidhjeve më të afërta me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat