SHBA vazhdon me transferimin e të burgosurve nga Guantanamo

Bota

SHBA vazhdon me transferimin e të burgosurve nga Guantanamo

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 11:14

Shtetet e Bashkuara, kanë transferuar për në Gjeorgji tre të burgosur, të cilët po mbaheshin në objektin amerikan të paraburgimit në Gjirin e Guantanamos në Kubë.

Pentagoni ka njoftuar më 20 nëntor, se të burgosurit: Salah Mohammed Salih Al-Dhabi, Abdel Ghaib Ahmad Hakim, dhe Abdul Khaled Al-Baydani, të gjithë nga Jemeni, janë transferuar për në Gjeorgji.

“Shtetet e Bashkuara u janë falenderuese qeverisë së Gjeorgjisë, për gatishmërinë e saj që të mbështesë përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së, për të mbyllur objektin e burgimit të Guantanamos", thuhet në një njoftim të Pentagonit.

Të burgosurit e parë nga Guantanamo, Gjeorgjia i ka pranuar më 2010, identiteti i të cilëve në atëkohë nuk ishte bërë publik.

Ndryshe Departamenti amerikan i Shtetit, po ashtu ka bërë të ditur se të burgosur me shtetësi nga Jemeni dhe Tunizia, nga Guantanamo janë transferuar në Slovaki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat