Iraku dhe Turqia, së bashku kundër IS

Bota

Iraku dhe Turqia, së bashku kundër IS

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 18:45

Iraku dhe Turqia, janë pajtuar që t’i afrojnë bashkëpunimet mes tyre në fushën e sigurisë dhe inteligjencës, për t’u përballur me kërcënimet që po vijnë nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, ka thënë më 20 nëntor në Bagdad se “kemi arritur marrëveshje për të shkëmbyer informatat dhe për të pasur një bashkëpunim të plotë në fushën e sigurisë”.

Abadi ka folur pas takimit që ka zhvilluar me homologun e tij turk, Ahmet Davutoglu, i cili po ashtu ka thënë se të dy vendet do të bëjnë çdo gjë për të ‘luftuar terrorizmin’.

Militantët e Shtetit Islamik (IS), kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat