Rezolutë urgjente e Parlamentit Evropian për Sheshelin

Bota

Rezolutë urgjente e Parlamentit Evropian për Sheshelin

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 16:51

Në Konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian të mbajtur të entjen në Bruskel është miratuar propozimi i Grupit të Partive Popullore Evropiane, me iniciativë të nënkryetarit të Këshillit për punë të jashtme, Andrej Plenkoviq, të cilën e kanë mbështetur të gjithë deputetët kroat, për të future urgjentisht në rend të ditës rezolutën për Vojisllav Sheshelin.

Siç është njoftuar, qëllimi i kësaj rezolute urgjente është gjykimi i sjelljës në mënyrë luftarake të akuzuarit të Hagës për krime kundër njerëzimit, Vojisllav Sheshel pas vendimit të Tribunalit të Hagës për lirimin e përkoheshëm të Sheshelit, transmeton Indeksonline.

Parlamenti Evropian, siç thuhet, në këtë mënyrë do të kundështojë qartë paraqitjet publike të Sheshelit të cilat paraqesin cenimin e të drejtave të njeriut, cenimin e intergritetit territorial të shteteve tjera me projektin e “Serbisë së Madhe”, duke përfshirë edhe Kroacinë si vend anëtare e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat