Ta luftojmë “Shtetin Islam” që ta shpëtojmë Islamin

Bota

Ta luftojmë “Shtetin Islam” që ta shpëtojmë Islamin

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 15:05

Mbretëresha Rania e Jordanisë i ka bërë thirrje botës arabe që mos t’u lërë hapësirë të lirë, në të shprehur, ekstremistëve, të cilët Lindjes së Mesme dhe fesë islame po i japin një imazh “të pështirë”.

“Heshtja jonë është dhuarata më e mirë” që ua bëjmë xhihadistëve të “Shtetit Islam”, ka deklaruar mbretëresha, duke shtuar: “Ne jemi bashkëfajtorë të suksesit të tyre”, sidomos në rrjetet sociale.

Ajo ka thënë kështu në hapje të një samiti vjetor të medieve, të martën pasdite, në Abu Dhabi, i cili, për tre ditë, mbledh profesionistë të fushës së informimit nga vende të ndryshme.

Lufta e koalicionit ndërkombëtar kundër “Shtetit Islam” ka të bëjë me “të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe të Islamit” dhe “kjo është një luftë, të cilën ne (të moderuarit) duhet ta fitojmë”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat