Ish-presidenti çek shpërblehet nga Rusia

Bota

Ish-presidenti çek shpërblehet nga Rusia

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 13:10

Ish-presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus, ka fituar një çmim vjetor, të emëruar sipas reformatorit të ndjerë rus, Yegor Gaidar.

Anatoly Chubais, shef i korporatës shtetërore ruse, Rusnano, ka thënë se Klaus shpërblehet për “kontributin në zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë”.

Gaidar, reformator liberal i cili ka qenë ushtrues i detyrës së kryeministrit rus nga qeshori në dhjetor të vitit 1992, është i njohur si autori kryesor i tranzicionit të Rusisë nga një ekonomi komuniste në sistem të tregut të lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat