SHBA: Të shtëna në një universitet, tre të hospitalizuar, vritet personi i armatosur

Bota

SHBA: Të shtëna në një universitet, tre të hospitalizuar, vritet personi i armatosur

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 10:53

Zyrtarët policorë qëlluan për vdekje një person të armatosur, pas të shtënave në “Florida State University”, të cilat kanë shkaktuar plagosjen e tre të tjerëve dhe një alarmi për studentët.
Të shtënat ndodhen në një bibliotekë në kampusin universitar - si pasojë detyruan edhe zyrtarët që të hapin zjarr, transmeton Telegrafi.

Nuk është ende e qartë nëse të plagosurit ishin qëlluar nga njeriu i armatosur.

Ndërkohë thuhet se shkolla është vënë në siguri të plotë.

John Ehab, tha se ishte në katin e tretë të librarisë në momentin kur kishte dëgjuar të shtënat.

“Gjithkush i dëgjoi ato”, tha ai, duke shtuar se “njerëzit morën librat si mburojë që të fshiheshin nga njeriu i armatosur në momentin që ai erdhi aty”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat