Steinmeier: Fundi i konfliktit në Ukrainë - larg

Bota

Steinmeier: Fundi i konfliktit në Ukrainë - larg

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 00:59

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se nuk ka shenja se luftimet në Ukrainë do të përfundojnë së shpejti.

Steinmeier i ka bërë këto komente në një konferencë për media në Berlin, një ditë pasi ka vizituar Kievin dhe Moskën në përpjekje për të lehtësuar tensionet në lindje të Ukrainës.

Konflikti në këtë rajon ka lënë mbi 4,000 njerëz të vrarë qysh në muajin mars.

“Për fat të keq, jemi shumë, shumë larg shtensionimit të qëndrueshëm të konfliktit, e edhe më larg zgjidhjes politike”, ka thënë Steinmeier.

Ai ka takuar kryeministrin e Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, në Kiev, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat