Franca përforcon luftën kundër IS-it

Bota

Franca përforcon luftën kundër IS-it

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 19:20

Franca ka thënë se do të dërgojë gjashtë aeroplanë luftarakë Mirage në Jordani, për të sulmuar militantët e Shtetit Islamik (IS) në Irak.

Ministri i Brendshëm, Jean-Yves Le Drian, i ka thënë parlamentit se ata janë përforcim për nëntë aeroplanët Rafale që tashmë janë të vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Dislokimi francez është pjesë e fushatës ajrore kundër Shtetit Islamik, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Militantët e IS-it kontrollojnë pjesë të mëdha të territoreve në Irak dhe Siri.

Rreth 1,000 shtetas francezë thuhet se luftojnë në këto dy vende.

Në Francë jeton komuniteti më i madh mysliman në Evropën Perëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat