Edhe një francez në videon e IS-it

Bota

Edhe një francez në videon e IS-it

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 18:12

Franca ka konfirmuar se edhe një shtetas francez shihet në videon, e cila tregon kokën e prerë të një pengu amerikan, si dhe të disa ushtarëve sirianë, nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Mediat franceze citojnë burimet zyrtare të kenë thënë se ai është një 22-vjeçar nga rrethinat e Parisit.

Më herët, Qeveria franceze ka identifikuar shtetasin Maxime Hauchard si militant në këtë video.

Videoja është shfaqur në fundjavë dhe tregon kokën e prerë të punëtorit amerikan të ndihmës, Peter Kassig, dhe të dhjetëra ushtarëve sirianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat