Rihapet sinagoga në Jerusalem

Bota

Rihapet sinagoga në Jerusalem

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 17:51

Në Jerusalem është rihapur sinagoga, e cila të martën ka qenë skenë e krimit.

Katër rabi dhe një zyrtar i policisë janë vrarë nga sulmet më sëpata dhe thika të disa palestinezëve.

Duke folur sot në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku ka dënuar ashpër këtë sulm.

“Jam duke ndjekur me shqetësim rritjen alarmante të tensioneve në Jerusalem dhe në pjesë të tjera të Tokës së Shenjtë. Episodet e papranueshme të dhunës nuk kursejnë as lokacionet fetare. U dërgoj lutje të veçanta viktimave të kësaj situate dramatike dhe atyre që vuajnë pasojat”, ka thënë Papa Françesku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat