Rihapet McDonald’s në Moskë

Bota

Rihapet McDonald’s në Moskë

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 17:44

McDonald’s i parë në Rusi është rihapur pasi ka qëndruar i mbyllur për tre muaj.

Restoranti i ushqimeve të shpejta në Sheshin Pushkin të Moskës ka qenë njëri nga tetë të tillat që janë mbyllur në gjithë Rusinë këtë vit.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se arsyet e mbylljes kanë të bëjnë me shkeljet e rregullave sanitare, por mbyllja është bërë në kohën e sanksioneve të ndërsjella ekonomike midis Rusisë dhe vendeve Perëndimore, për shkak të krizës në Ukrainë.

“Kemi marrë miratimin e agjencisë sanitare ruse që të hapim sërish restorantin tonë në Sheshin Pushkin”, ka thënë për AFP-në Svetlana Polakova, zëdhënëse e zinxhirit amerikan të restoranteve në Rusi.

McDonald’s ka rreth 400 restorante në gjithë Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat