Temperaturat e ulëta, shkaktojnë viktima në SHBA

Bota

Temperaturat e ulëta, shkaktojnë viktima në SHBA

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 14:35

Stuhia e dëborës dhe temperaturat e ulëta thuhet të kenë shkaktuar vdekjen e së paku gjashtë personave në New York, New Hampshire dhe Michigan.

Temperatura të ulëta në fakt janë shënuar në të 50 shtetet amerikane, deri në minus gradë Celsius, por gjendje emergjente është shpallur në perëndim të New Yorkut.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se lartësia e borës ka arritur deri në 1.8 metra në disa vende.

Në Buffalo, banorët kanë mbetur të ngujuar brenda shtëpive të tyre nga sasia e madhe e dëborës.

Shumë rrugë mbeten të bllokuara për qarkullim, ndërkohë që janë pezulluar edhe një numër fluturimesh në aeroporte.

Temperatura të ulëta janë shënuar edhe në Florida, në jug të Shteteve të Bashkuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat