Figura botërore, diskutojnë kequshqyerjen

Bota

Figura botërore, diskutojnë kequshqyerjen

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 12:15

Zyrtarë dhe figura publike nga e gjithë bota, janë mbledhur sot në Romë, ku do të marrin pjesë në një konferencë tri-ditore të Kombeve të Bashkuara, që për temë ka kequshqyerjen

Përfaqësues nga 190 vende të votës, pritet të marrin pjesë në këtë konferencë, e organizuar nga Agjencioni i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Organziata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Në mesin e të pranishmëve do të jetë edhe Papa Françesku.

Leslio Amoroso, ekspert në FAO, u ka thënë gazetarëve se ‘kequshqyerja në botë është në nivel shumë të lartë’, sipas tij 805 milion njerëz janë të kequshqyer dhe 161 milion fëmijë nuk rriten mjaftueshëm si pasojë e kësaj.

Në këtë takim, pritet që delegatët të miratojnë "Deklaratën e Romës mbi Ushqyerjen" dhe "Kuadrin për Veprim", e cila siç thotë FAO është arritur me konsus nga mbi 200 qeveri, së bashku me organizatat e shoqërisë civile dhe të sektorit privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat