Komisioni Europian nga sot me udhëheqësi të re

Bota

Komisioni Europian nga sot me udhëheqësi të re

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 13:21

Kreu i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso i cili i ka kaluar dy mandate në këtë post, është zëvendësuar nga Jean Claude Junker, në vend të Catherine Ashton Përfaqësuese për Politikë të Jashtme është italiania Federica Mogherini, derisa në vend të Stefan Fule Komisar për Zgjerim është Johannes Hahn.

Junker ka sjellë disa risi në strukturën e Komisionit Europian duke e sjellë edhe funksionin e nënkryetarit të Komisionit Europian të cilën e ka marrë holandezi Frans Timmermans derisa ka ndryshuar emrin e Komisariatit për Zgjerim nga Zgjerimi dhe Fqinjësia lindore në Fqinjësia Lindore dhe Negociatat për Zgjerim.

Ndërkohë ardhja e Mogherinit siç dihet kishte nxitur debate për shkak të mungesës së përvojës së diplomates italiane pasi ajo vetëm disa muaj i kishte kaluar në krye të Ministrisë së Jashtem të Italisë.

Roza Balfur nga Qendra për Politikë Europiane megjithatë thotë se Mogherini do të jetë njësoj e suksesshme në dialogun Kosovë Serbi.

“Nuk shoh asnjë arsye që Mogherini të jetë më pak e suksesshme se Ashton në udhëheqjen e dialogut” ka thënë ajo duke theksuar se pas emërimit Mogherini menjëherë e ka vizituar Beogradin dhe Prishtinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat