Ukrainë: Nga luftimet e fundit – 6 ushtarë të vrarë

Bota

Ukrainë: Nga luftimet e fundit – 6 ushtarë të vrarë

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 13:20

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Volodymyr Polyovy, tha se gjashtë ushtarë qeveritarë janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, në luftimet prej ditës së djeshme.

Megjithatë, ai gjatë konferences së sotme për gazetarë në Kiev, nuk ka specifikuar se ku kanë ndodhur këto vrasje dhe plagosje.

Luftimet kanë vazhduar në pjesën lindore të Ukrainës, përkundër armëpushimit të arritur në fillim të muajit shtator ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve prorusë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat