SHBA: Fluturimet e aeroplanëve rusë mbi Evropë i rrisin tensionet

Bota

SHBA: Fluturimet e aeroplanëve rusë mbi Evropë i rrisin tensionet

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 11:03

Shtetet e Bashkuara thonë se fluturimet e aeroplanëve luftarakë rusë mbi hapësirën ajrore evropiane i rrisin tensionet dhe paraqesin rrezik potencial për sigurinë e aviacionit civil.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, u tha mbrëmë vonë reporterëve në Uashington se fluturimet e aeroplanëve rusë “paraqesin rrezik potencial për përshkallëzim”.

Dje aeroplanët rusë e kanë kryer edhe një rund të fluturimeve, ndërsa NATO-ja i ka monitoruar aeroplanët rusë mbi Baltik, Detin Verior dhe Oqeanin Atlantik.

“Në fluturime ishin të invovluar aeroplanët luftarakë, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi dhe aeroplani cisternë”, tha admirali Kirby.

Më herët këtë javë, NATO-ja tha se aeroplanët luftarakë rusë ishin të angazhuar në operacione fluturuese të shkallës së gjërë në hapësirën ajrore evropiane më 28 dhe 29 tetor, dhe se aleanca i ka dërguar aeroplanët e vet për t’i ndjekur aeroplanët rusë dhe për t’i identifikuar ata.

NATO-ja tha se deri tash këtë vit, janë përcjellur më se 100 aeroplanë rusë, që është tri herë më shumë se sa në vitin 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat