Erdogan kritikon fokusin e SHBA-së në Kobani

Bota

Erdogan kritikon fokusin e SHBA-së në Kobani

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:05

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se beson që koalicioni ndërkombëtar, që lufton militantët e Shtetit Islamik, është duke u përqendruar shumë në qytetin kufitar të Sirisë, Kobani.

Erdogan i ka bërë këto komente në Paris, pas bisedimeve me presidentin e Francës, Francois Hollande.

“Përse Kobani dhe jo vendet e tjera si Idlibi, Hama ose Homsi… ndërkohë që 40 për qind e territorit të Irakut kontrollohet nga Shteti Islamik”, ka thënë Erdogan.

Sulmet ajrore, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, kanë ndihmuar të frenojnë avancimin e militantëve në Kobani, por ata vazhdojnë të jenë të pozicionuar në tri anët e qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat