Mirëpritet marrëveshja për gazin Rusi-Ukrainë

Bota

Mirëpritet marrëveshja për gazin Rusi-Ukrainë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 13:52

Kremlini ka thënë se liderët e Rusisë, Ukrainës, Gjermanisë dhe Francës kanë mirëpritur marrëveshjen për furnizimin e Ukrainës me gazin rus.

Zyra e presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se ky i fundit ka folur në telefon me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe presidentin e Francës, Francois Hollande.

Kremlini ka thënë se marrëveshja e nënshkruar në Bruksel “është një hap i rëndësishëm në kontekstin e tranzitit të pandërprerë të gazit në Evropë”.

Moska dhe Kievi kanë nënshkruar marrëveshjen, e cila garanton dërgesat e gazit rus në Ukrainë gjatë këtij dimri, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara në lidhje me luftimet në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat