Banka Qendrore ruse rrit normën e interesit

Bota

Banka Qendrore ruse rrit normën e interesit

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 13:51

Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se do të rrisë normën e interesit nga 8 për qind në 9.5 për qind, pasi sanksionet e Perëndimit dhe çmimet në rënie të naftës kanë dobësuar rublën ruse.

Bordi i drejtorëve të Bankës së Rusisë ka marrë këtë vendim në takimin e sotëm.

Banka Qendrore ruse ka rritur këtë normë në 8 për qind në fund të korrikut.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vendet e tjera kanë vendosur disa rrethe sanksionesh kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat