Kriza në Burkina Faso: Protesta të reja në rrugë

Bota

Kriza në Burkina Faso: Protesta të reja në rrugë

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 12:39

Protestuesit janë mbledhur për të dytën ditë me radhë në kryeqytetin e Burkina Fasos, për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit Blaise Compaore.

Figurat opozitare kanë përdorur mediat sociale gjatë gjithë natës për të thirrur protesta të reja.

Compaore ka refuzuar të japë dorëheqje, me gjithë protestat e dhunshme që janë zhvilluar të enjten.

Protestuesit kanë sulmuar dje ndërtesën e parlamentit, duke vënë në flakë disa pjesë të saj.

Ata kanë thënë se duan të ndalojnë votimin parlamentar, që do t’i mundësonte presidentit Compaore të garojë për mandatin e pestë.

Opozita ka thënë se rreth 30 njerëz janë vrarë në përleshjet me policinë, por shifrat nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Compaore është në pushtet qysh në vitin 1987.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat