Ghani kërkon paqe nga talibanët

Bota

Ghani kërkon paqe nga talibanët

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 10:26

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, u ka bërë thirrje taliabnëve që t'iu bashkohen bisedimeve për pajtim.

Ghani i ka bërë këto komente në një konferencë rajonale për Afganistanin, e cila po mbahet në Kinë.

“Paqja është prioriteti ynë më i lartë”, ka thënë Ghani.

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, po ashtu u ka bërë thurrje të gjitha grupeve politike në Afganistan që të lënë mënjanë armiqësitë dhe të bashkohen në procesin e pajtimit politik.

Kina ka thënë se do t’i ofrojë 330 milionë dollarë grante Afganistanit, si dhe trajnime profesionale dhe bursa për 3,500 afganë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Kina është investitor i rëndësishëm në Afganistan.

Dy vendet ndajnë një kufi prej 76 kilometrash.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat