Suedia njeh Palestinën

Bota

Suedia njeh Palestinën

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 22:56

Pas njohjes formale nga Britania e Madhe, Palestina është njohur sot zyrtarisht nga Suedia.

Theksojmë që kjo njohje nuk ishte e papritur, pasi më herët shteti nordik kishte sinjalizuar se së shpejti do ta njihte shtetin e brishtë të Palestinës.

Njohjen zyrtare e ka njoftuar vetë ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallstrom, e cila tha se ky është një hap i rëndësishëm, që konfirmon të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje.

Kur Suedia paralajmëroi një hap të tillë, Izraeli me nota kritike ndaj Stokholmit zyrtar tha se kjo lëvizje do të shkatërrojë përpjekjet e dy vendeve për një marrëveshje paqeje në Lindjen e Mesme.

Më 13 tetor të këtij viti, parlamenti i Britanisë, votoi në mënyrë simbolike dhe jo obliguese, njohjen e shtetit palestinez.

Që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1988, Palestina është njohur nga 101 shtete në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat