Kerry: Fyerja e Netanyahut, e turpshme

Bota

Kerry: Fyerja e Netanyahut, e turpshme

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 18:15

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka kritikuar fyerjet e bëra nga një zyrtar i paidentifikuar amerikan për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Kerry ka thënë se ato deklarata janë “të turpshme, të papranueshme dhe të dëmshme”.

Revista “The Atlantic” ka cituar këtë javë një zyrtar amerikan, duke kritikuar politikat e Netanyahut për vendbanimet hebreje në territorin e pushtuar palestinez, "minimin që ua bën përpjekjeve amerikane për paqe dhe qëndrimin e tij agresiv ndaj Iranit".

Ai ka thënë se udhëheqësi izraelit brengoset vetëm për mbrojtjen e karrierës së tij politike.

Zyrtari amerikan ka përdorur për Netanyahun një shprehje vulgare, që sugjeron një frikacak të pavlerë.

Netanyahu ka thënë se është sulmuar verbalisht për shkak se mbron Izraelin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat