Gazetari në Baku dënohet për “fjalorin vulgar”

Bota

Gazetari në Baku dënohet për “fjalorin vulgar”

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 17:45

Një gjykatë në Baku ka dënuar një gazetar me 25 ditë burgim, nën akuzat se ka përdorur fjalë vulgare në publik.

Xalid Qarayev është gazetar i gazetës opozitare "Azadliq" (Liria).

Ai është arrestuar më 29 tetor.

Qarayev ka thënë se është i pafajshëm dhe se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

Autoritetet në Azerbajxhan janë kritikuar ashpër për shkelje të të drejtave të njeriut dhe për presionin e qeverisë mbi gazetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat