Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca do të rrisë gatishmërinë e saj, në përgjigje të aktiviteteve ajrore të Rusisë në Evropën Lindore.
Stoltenberg ka thënë se NATO nuk do të kthehet në kohën e Luftës së Ftohtë, por sjellja e fundit e Rusisë dëmton rëndë besimin e ndërtuar gjatë dekadave.
NATO-ja ka thënë se katër grupe të aeroplanëve luftarakë rusë “kanë ndërmarrë manovra ushtarake” në hapësirën ajrore pranë Bashkimit Evropian, në ditët e fundit.
Tensionet midis NATO-s dhe Rusisë janë rritur prejse Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në muajin mars.
Stoltenberg po ashtu ka kërkuar nga Rusia që të tërheqë forcat e saj nga Ukraina.