Masakra e ISIS: 30 burra parakalojnë mes qytetit para se të vriten

Bota

Masakra e ISIS: 30 burra parakalojnë mes qytetit para se të vriten

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 11:43

Militantët e Shtetit Islamik kanë ekzekutuar 30 burra Sunni në një qytet në perëndim të Bagdadit.

Masakra ka ndodhur në një rrugë të qytetit Hit, që është fushëbetejë e luftimeve të ashpra mes xhihadistëve dhe banorëve.

Të vrarët janë drejtuesit e banorëve që bashkëpunonin me qeverinë e Irakut për të luftuar kundër ISIS.

Fillimisht, burrat kanë parakaluar mes qytetit ku thirrjes me zë të lartë se ata janë fe mohues.

Më pas ekstremistët i kanë rreshtuar duke i qëlluar me armë.

ISIS ka pushtuar qytetin Hit me avancimin që ka bërë këtë muaj si dhe mban të pushtuar prej kohësh 1/3 e Irakut. Militantët e ISIS kanë deklaruar kalifatin dhe kanë vendosur ligjin Shariah. Ata sulmojnë besimtarët minoritarë, përfshirë kristianët dhe të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat