NATO: Aktivitet i pazakonshëm i aeroplanëve rusë në Evropë

Bota

NATO: Aktivitet i pazakonshëm i aeroplanëve rusë në Evropë

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 09:03

NATO-ja thotë se i ka ndjekur katër grupe të aeroplanëve luftarakë rusë “që kanë ndërmarrë manovra ushtarake domethënëse” në hapësirën ajrore afër kufijve të Bashkimit Evropian, gjatë 24 orëve të fundit.

Mëtutje, NATO-ja mbrëmë ka njoftuar se “këto fluturime të konsiderueshme ruse paraqesin një nivel të pazakonshëm të aktivitetit ajror mbi hapësirën evropiane”.

Ky aktiveitert është detektuar mbi Detin Baltik, Detin Verior, Oqeanin Atlantik dhe Detin e Zi, më 28 dhe 29 tetor.

Aeroplanët luftarakë të Norvegjisë, Britanisë, Portugalisë, Gjermanisë, Danimarkës dhe Turqisë, janë aktivizuar për t’i ndjekur dhe identifikuar aeroplanët rusë.

Prej ndërhyrjes së Rusisë në Ukranië, tensionet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë janë rritur dhe e kanë arritur nivelin më të lartë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat