Ban dënon zgjedhjet e separatistëve në Ukrainë

Bota

Ban dënon zgjedhjet e separatistëve në Ukrainë

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 21:25

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar planet e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës për të mbajtur zgjedhje.

Ban ka thënë se zgjedhjet e planifikuara për datën 2 nëntor në rajonet e Donjeckut dhe Luhanskut do të shkelin Kushtetutën e Ukrainës dhe ligjin ndërkombëtar.

Ai po ashtu ka theksuar se zgjedhjet do të “minojnë seriozisht” Marrëveshjen e Minskut për Paqe.

Rusia, megjithatë, ka thënë se do t’i njohë rezultatet e zgjedhjeve të separatistëve.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe Bashkimi Evropian kanë paralajmëruar se mbështetja e Moskës për këto zgjedhje do të dëmtojë shanset për paqe.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se këto zgjedhje do të jenë të paligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat