​Femra që iku nga burgjet e Assad, tregon tmerret e përjetuara

Bota

​Femra që iku nga burgjet e Assad, tregon tmerret e përjetuara

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 20:51

Rowaida Yousef, siç e quan vetë, është një ish e burgosur në burgjet e regjimit të Bashar al-Assad.
Kujtimet e nëntë muajve në burg dhe abuzimet që përjetoi në duart e hetuesve sirianë ende i shkaktojnë dhembje.

Aktualisht ajo ndodhet në Turqinë e jugut dhe punon si gazetare nën një emër të rremë.

Preferon të jetoj me një femër e cila thotë se e kupton përdhunimin që ajo e përjetoi.

Në Damask ajo punonte si mësuese e matematikës.

"Tentoja të kujtoja çfarë kam thënë gjatë intervistave kështu që gënjeshtrat e mija u bënë të qëndrueshme", tregon ajo për kohën sa ishte në burg.

Ajo ka treguar për shkallën e gjerë të përdhunimit të femrave në Siri nga regjimi i Assad sidomos në Homs dhe Aleppo.

35 vjeçarja tregon se vuan nga ankthet dhe po e ka të pamundur të jetoj jetën normalisht.

"Ndjej sikur koka do të më pëlcas", thotë ajo.

Trupi i saj është i gjithi me shenja dhune dhe shenja kafshimesh nga përdhunimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat