Rusët nuk i ndalin provokimet: Aeroplani gjermani “sulmohet” nga 8 aeroplanë rusë

Bota

Rusët nuk i ndalin provokimet: Aeroplani gjermani “sulmohet” nga 8 aeroplanë rusë

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 20:33

Aeroplani ushtarak gjerman, “Eurofighter” ka flutur përkrah aeroplanëve rusë përmbi Balltik. Në formacionin rus ishin gjithësejt tetë fluturake.
Incidentin e kanë konfirmuar gjermanët dhe letonezët.
Nga dy “Mig-31”, “Suho” Su-34, Su-27 dhe Su-24, që është formacioni më i madh rus i parë mbi detin Baltik në vitet e fundit, kanë shkaktuar tensione të mëdha, kështu që gjermanët në mejdan i kanë dërguar edhe dy “Eurofighter”.
Ende nuk dihet se për cfarë arsye rusët kanë fluturuar në numër aq të madh, por “takime të afërta” të aeroplanëve të NATO-s dhe rusëve kanë pasur vazhdimisht që nga fillimi i krizës në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat