Sulmohen forcat qeveritare në lindje të Ukrainës

Bota

Sulmohen forcat qeveritare në lindje të Ukrainës

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 20:28

Separatistët pro-rusë kanë bombarduar pozicionet e trupave të Qeverisë së Ukrainës në lindje, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

Autoritetet në qytetin Mariupol kanë thënë se pozicionet ushtarake pranë fshatit Talakovka kanë qenë shënjestër e sulmeve me artileri dhe raketa Grad, të cilat janë hedhur nga rajoni i Donjeckut.

Nuk është raportuar për viktima në mesin e trupave.

Marrëveshja për armëpushim, e nënshkruar në fillim të shtatorit, i ka dhënë fund pjesës më të madhe të luftimeve, edhe pse betejat për aerportin e Donjeckut, në Mariupol dhe në fshtrat përreth Luhanskut, vazhdojnë pothuajse në baza ditore.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 3,700 njerëz janë vrarë në gjashtë muaj luftime midis forcave qeveritare dhe separatistëve në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat