Obama përqafon infermieren e shëruar nga Ebola (FOTO)

Bota

Obama përqafon infermieren e shëruar nga Ebola (FOTO)

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 15:03

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se 4992 persona kanë humbur jetën, ndërsa dyshohen edhe 10 mijë raste të tjera që kur virusi vdekjeprurës i Ebolës u shfaq në Afrikën Perëndimore. Presidenti amerikan Barack Obama, ka rilançuar betejën kundër kësaj epidemie duke thënë se mënyra më e mirë për të luftuar virusin është të ndalojmë përhapjen nga burimi i tij.

Nina Pham, infermierja e shëruar nga Ebola, të parën gjë që ka bërë pasi ka dalë nga spitali ka qenë një takim me presidentin Obama në Shtëpinë e Bardhë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se Obama kërkoi një takim me Pahm për të treguar punën që është bërë me të në spitalin e Dallas, ku ajo u sëmur teksa kujdesej për një person të prekur nga Ebola, i cili humbi jetën.

“Ai nuk ishte aspak i shqetësuar për ndonjë rrezik të mundshëm, por donte të tregonte mirënjohjen e tij me një përqafim”, tha Earnest duke iu përgjigjur pyetjes nëse Obama mund të jetë në rrezik nga kontakti me Pahm. Earnest vuri në dukje se Pahm është testuar 5 herë për t’u siguruar se ajo ishte shëruar plotësisht përpara se të dilte nga spitali ku mbahej e izoluar.

Familja e infermieres njoftoi që një ditë më parë shërimin e saj nga virusi. Infermierja Nina Pham rezultoi të jetë pozitiv me virusin më 11 tetor, 3 ditë përpara se një tjetër infermiere Amber Vinson, të infektohej me virusin. Dy infermieret kujdeseshin për pacientin e parë me Ebola në SHBA, Thomas Duncan, ku u infektuan. Një ditë më parë, Craig Spencer, një mjek që punonte në Afrikën Perëndimore, u bë personi i parë me Ebola në qytetin e madh të New Yorkut. Rasti i tij shënon personin e katërt të një personi të diagnostikuar me Ebola në SHBA, pas Duncan, Pham dhe Vinson.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat